Rrahmani, më i mirë se Koulibaly

22:34 | 2 Maj 2020
A. B.

Amir Rrahmani do të jetë një lojtar i Napolit nga sezoni i ardhshëm. Ish-mbrojtësi i Partizanit bëri debutimin e tij këtë edicion në Serie A me Hellas Veronën dhe ka qenë një titullar i padisktueshëm.

“Tuttomercatoweb” ka zbuluar edhe disa nga arsyet se përse Napoli vendosi të blejë Rrahmanin nga Verona, duke e krahasuar edhe me Kalidou Koulibaly.

Në teori, mbrojtësi do të fillojë sezonin 20/21 pas Manolas dhe Maksimovic. Por këtë vit në Verona tashmë ka dëshmuar se gjithcka varet nga kampionati. 25 ndeshje pa marrë një karton të kuq, Rrahmani është superior ndaj Koulibaly në pothuajse çdo aspekt.

Topat e rikuperuar dhe duelet e fituara një kundëra një janë më të larta se ato të mbrojtësit të Napolit. Gjithashtu dhe saktësia e përcaktimit të manovrës është më e mirë, ndërsa Koulibaly është më i përfshirë në ndërmarrjen e askioneve, por kjo për arsye se dy klubet luajnë një lojë të ndryshme.

Rrahmani ka fituar edhe duelet në ajër me mbrojtësin nga Senegali që vitet e fundit ka qenë një nga më të mirët në këtë aspekt e këto janë disa nga arsyet se përse Napoli ka vendosur të blejë përfundimisht mbrojtësin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme