Nuk ka detaje, kur do të hapen dhe si do të funksionojnë ambientet e kafeneve dhe restoranteve në vend. Pronarët sot takuan anëtarë të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, por nuk zbuluan se cilat propozime i kanë paraqitur. Ata dëshirojnë të përfshihen në të gjithë procesin, në mënyrë që të merret një vendim që do të jetë më i miri për kafenetë dhe restorantet, por edhe për qytetarët, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin e tyre nga koronavirusi. Sidoqoftë, Komisioni për sëmundje Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë e kanë fjalën e fundit.
“Dhamë propozimet dhe idetë tona lidhur me gjithë situatën dhe kishim takim konstruktiv dhe një pjesë e madhe e tyre u pranuan si të logjikshme dhe si hapa të mira, por e gjithë kjo do duhet të arsyetohet para komisionit ku do miratohen dekretet. Sh1ëndeti është imperativ në gjithë procesin, normalisht ne kërkuam të përfshihemi në gjithë procesin dhe masat, dhe praktikisht të jemi të pranishëm edhe në Komisionin kur do bisedohet për dekretin tonë”-tha Martin Angelovski, grupacioni i hotelierëve.
Puna vetëm në hapësirë të hapur me distancë të tavolinave, dezinfektim dhe pajisje mbrojtëse janë vetëm një pjesë e protokolleve që i zbatojnë të gjitha vendet ku i hapën të gjitha restorantet dhe kafenetë. Serbia dhe Sllovenia nga e hëna i hapin dyert e lokaleve, ndërsa Mali i Zi këtë do e bëjë më 18 maj. Shqipëria, ekonomia e së cilës është shumë e varur nga turizmi ende analizon si do jetë protokolli për hapjen e objekteve të hotelerisë.
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...