Një vlerësim nga Komisioni i Venecias do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese te të gjitha shtetet anëtare në Komision. Kërkesë të tillë kryeministri në detyrë Albin Kurti, i dërgoi këtij komisioni për të kërkuar opinion lidhur me kompetencat e presidentit për propozimin e mandatarit.
E pas këtij veprimi të kryeministrit në detyrë, profesori universitar, Afrim Hoti, deklaron se do të ishte më e drejtë që të pritet të përfundojnë të gjitha procedurat ligjore në Kosovë para se t’i drejtohej Komisionit të Venecias.
“Mendoj se është krejtësisht e rrugës dhe do të ishte e mjaftueshme që të pritet verdikti i Gjykatës Kushtetuese për faktin se nëse presim këtë vendim atëherë ne do të tregonim lojalitet dhe besueshmëri për institucionet tona dhe duke mos prejudiku se çfarë do të jetë vendimi, pozita dhe opozita do të duhej ta respektonin atë”, tha Hoti për televizionin publik të Kosovës.
Presidenti Hashim Thaci javën e kaluar, pas një takimi me përfaqësuesit e të gjitha partive, ia ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë, partisë së dytë LDK’së.
Kjo pasi Thaçi konsideroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për t’ia dërguar emrin e mandatarit, si parti fituese.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”