Presidenti i Kosovës, ka përkujtuar sot masakrën e kryer nga forcat serbe në Studime të Vushtrrisë, ku u vranë rreth 116 civilë të pafajshëm.
Presidenti Thaçi me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se heshtja e ndërkombëtarëve, 21 vjet pas luftës për krimet e kryera nga Serbia është amnesti e tyre për këto vepra.
“Ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi, dhe amenstia nuk do të jetë opsion. S’mund të ketë paqe dhe pajtim pa drejtësi”, ka përfunduar shkrimin e tij Thaçi.
Postimi i tij në Twitter:
“Sot, përkujtojmë 116 civilët, viktima të masakrës së Studimes së Vushtrrisë, masakër e kryer nga Serbia. Për këtë krim, ashtu si për 400 masakrat tjera, 10 mijë të vrarët, 20 mijë gratë e dhunuara, dhe 1 milion të zhvendosurit, askush është vënë përgjegjës nga drejtësia ndërkombëtare. Heshtja e komunitetit ndërkombëtar, pas 21 viteve është amnesti për këto krime. Ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi, dhe amnestia nuk do të jetë opsion. S’mund të ketë paqe dhe pajtim pa drejtësi”, ka shkruar Thaçi.
Today we remember 116 civilian victims of the massacre of the village of Studime, committed by Serbia. For this atrocious crime, just like for 400 massacres, 10k civilians killed, 20k women raped, and 1M forcibly displaced, no one has been held accountable by int’l. justice. 1/2
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) May 2, 2020
The silence of the international community, for 21 years to date, is an amnesty of its kind for these crimes. We will never stop seeking justice, and amnesty will never be an option. There can be no peace and reconciliation without justice. 2/2
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) May 2, 2020
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse