Kushdo që do të pushojë këtë sezon veror duhet t’i nënshtrohet disa rregullave. Çadrat do të vendosen 3 metra e gjysmë nga njëra tjetra, në secilën prej tyre do të qëndrojnë vetëm dy familjarë. Përpara se të hyjnë në zonën e plazhit, pushuesve do t’u matet temperatura dhe do të plotësojnë një formular për t’u njohur me historikun e udhëtimeve dhe sëmundjeve. Pasi këto kushte të jenë zbatuar turistët vendas apo të huaj do të lejohen të pushojnë në zonat bregdetare të Shqipërisë.
Gjatë larjes në det, duhet të respektohet distanca 3 m larg nga njëri tjetri, me përjashtim të rastit kur prindi kujdeset për fëmijën e mitur. Shqiptarët nuk do të kenë mundësi të argëtohen nëpër plazhe. Nuk do të ketë “beach bar” apo ” schiuma party”. Kjo do të bëjë akoma më të vështirë një sezon veror për të rinjtë shqiptarë, të cilët kur vjen puna tek argëtimi, nuk kursehen.
Por nuk përfundojnë këtu masat për të shmangur përhapjen e covid 19. Report Tv disponon draftin e hartuar nga Ministria e Turizmit dhe ministria e shëndetësisë ku janë përcaktuar edhe 7 rregullat e higjenizimit që duhet të përcaktojnë hotelet. Disa prej të cilave parashikojnë se nuk do të lejohen të punësohen apo të jenë pushues ata që nuk kanë përfunduar afatin e karantinimit. Matja e temperaturës dhe dezifenktimit i të gjitha objekteve do të jenë të detyrueshme.
Për operatorët turistikë këto masa nuk përbëjnë problem por kërkojnë ta marrin menjëherë. Ky sistem i ri të bërit plazh duket nuk do të jetë më i kushtueshëm garantojnë sipërmarrësit e hoteleve dhe plazheve pasi kanë vendosur të zerojnë fitimin. Një ndihmë ia kërkojnë dhe pushtetit qendror e atij vendor për shpenzimet me të cilat duhet të përballen. Sa i përket pritshmërive për këtë sezon, pikëpyetjet nuk mungojnë.
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...