Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në televizionin Telma tha se asnjëherë deri tani në Komisionin për Sëmundje Infektive nuk është diskutuar për zgjedhjet.
“Asnjëherë deri tani, zgjedhjet nuk ishin lëndë diskutimi dhe as që ishte bazë mbi të cilat ne vendosnim rekomandimet”, tha Filipçe.
Ai shtoi të gjitha masat qeveritare kanë qenë të dimenzionuara dhe se shëndeti i qytetarëve është vendosur në rend të parë.
Filipçe shpreson se do të vazhdojë trendi i uljes së viktimave dhe se tashmë kemi më shumë raste të shëruara se sa raste aktive.
“Kjo do të thotë se masat ishin mirë të dimensionuara dhe të planifikuara, bazoheshin mbi argumente mjekësore”, tha Filipçe duke thënë se rekomandimet do të vazhdojnë të jepen.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...