Kryemnistri britanik dhe gruaja e tij ndajnë foton e parë të bebes së posalindur

18:01 | 2 Maj 2020
A. B.

Zbulohet fotografia e parë e djalit të posalindur të kryeministrit britanik.

Carrie Symonds dhe Boris Johnson kanë emëruar djalin e tyre Wilfred, nëna e re ka zbuluar sot, pasi prindërit ndanë me botën fotografinë e parë të porsalindurit, transmeton portali arbresh.info

Çifti zbuloi emrin e plotë të djalit wilfred Lawrie Nicholas Johnson, me emrin e parë një përkujtim për gjyshin e atit të z. Johnson, Osman Wilfred Kemal dhe Lawrie një referencë për gjyshin e Znj Symonds.

Në një postim në Instagram Symonds njoftoi se emri i mesëm Nicholas ishte shenjë respektimi për dy doktorët që i shpëtuan jetën Boristi muajin e kaluar.
Johnson u kthye në punë të hënën pasi vuajti nga coronavirusi dhe ishte në kujdes intensiv.

Jonhson ka edhe katër fëmijë të tjerë me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler: Lara Lettice, 26, Milo Arthur, 24, Cassia Peaches, 22 dhe Theodore Apollo, 20. Çifti u divorcua në shkurt pas 25 vitesh martesë.

Symonds u shpërngul në Downing Street pasi ai u bë kryeministër dhe janë çifti i parë i pamartuar që jetojnë aty. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme