Google ADS

Supermarketet zbatojnë masat shtesë të ndërmarra nga Shtabi Emergjent i Mitrovicës

17:32 | 2 Maj 2020
Arditë Shkodra

Vendimi i djeshëm nga Shtabi Emergjent i Komunës së Mitrovicës për masa shtesë në parandalim të përhapjes së virusit COVID-19, ka filluar të zbatohet menjëherë nga supermarketet, duke i respektuar të gjitha masat me përpikmëri të plotë.

Kjo është bërë e ditur nga ana e inspektorëve komunal të cilët në vazhdimësi janë në mbikëqyrje të këtyre bizneseve, për zbatimin dhe respektimin e të gjitha masave të ndërmarra nga Shtabi Emergjent i Mitrovicës, transmeton arbresh.info

Këto masa janë ndërmarr me qëllimin e vetëm që të mbrohet shëndeti i gjithë qytetarëve, dhe duke pas parasysh frekuentimin e madh në këto markete për furnizim me gjëra ushqimore, duhet të tregohemi më vigjilent dhe më të kujdesshëm në respektimin e të gjitha masave.

Me këtë rast Kryetari Bahtiri falënderon të gjitha bizneset dhe qytetarët të cilët po zbatojnë maksimalisht vendimet dhe rekomandimet për masa mbrojtëse nga virusi COVID-19, si nga institucionet lokale ashtu edhe në ato qendrore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme