Google ADS

Luana Vjollca fiton çmim në SHBA

12:32 | 2 Maj 2020
Arbresh.info

Sukseset e Luana Vjollcës nuk kanë fund, e këtë herë kanë kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë.

Këngëtarja bukuroshe ka fituar çmimin “Best Albanian Act Artist” në “Golden Panther Music Awards 2020”, ceremonia e së cilës u mbajt live në 18:00 me orën e Nju Jork.

Përmes një videoje, teksa inkurajoi se do ta kalojmë këtë situatë të gjithë bashkë, Luana bëri falënderimin e saj për nominimin e u shpreh mirënjohëse për faktin se përfaqësoi Shqipërinë.

“Përshëndetje Golden Panther Awards”, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. I uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë. Dua t’ju falenderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël por kaq të dashur e të bukur si Shqipëria,” tha ajo.

Moderatoja e njohur nuk harroi të përshëndeste as fansat e saj besnikë që nuk kanë ndaluar kurrë së e mbështeturi, me një puthje virtuale.

“Golden Panther Award” nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme