Këta lojtarë do të largohen nga Real Madrid këtë verë

12:29 | 2 Maj 2020
Arbresh.info

Pavarësisht krizës së madhe të shkaktuar nga COVID-19, Real Madrid duket se do të jenë aktiv në tregun e transferimeve.

Sipas AS, Real Madrid para se të nënshkruajë me ndonjë lojtar këtë verë, ata duhet të largojnë të paktën pesë futbollistë të tyre.

James Rodriguez, Gareth Bale, Lucas Vazquez dhe Mariano Diaz janë gati për shitje, ndërsa Brahim Diaz dhe Reinier gjithashtu mund të largohen.

Të paprekshëm nuk do të jenë as Luka Modric dhe Marcelo, por këta do të lihen të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, në bazë të hapësirës që do t’iu premtojë trajneri Zinedine Zidane.

Këto largime të shumta, do t’i hapin rrugë për afrime te ‘Los Blancos’.

Të ngjashme