Barcelona po has në vështirësi për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez.
Ylli i Interit është objektivi kryesor për repartin ofensivë, por çmimi i tij i lartë prej 111 milionë euro nuk e lejon Barcelonën ta transferojë në Camp Nou.
Interi nga ana tjetër i ka bërë të qartë katalunasve se pa u paguar së paku 90 milionë euro dhe të përfshihet Arturo Vidal në marrëveshje nuk e lejon largimin e Lautaros.
Barcelona po mendon për një plan b, pasi thuajse është e pamundur ta shpenzojë atë shumë për Lautaron.
Mundo Deportivo ka raportuar se Donyell Malen është objektivi i ri i Barcelonës për repartin ofensivë.
21-vjeçari ka shfaqur një formë fantastike me PSV Eindhoven këtë edicion, ku ka shënuar 17 gola e ka bërë nëntë asistime në 25 ndeshje.
Për të arritur deri te Malen, Barcelona është gati të shpenzojë rreth 30 milionë euro.
Gjithsesi katalunasit për transferimin e holandezit duhet ta mposhtin konkurrencën e Bayern Munich, Arsenalit dhe Milanit.
Forumi i Rinisë së LDK-së dorëzon kallëzim penal në Prokuror...
Fitorja e Kosovës ndaj Lituanisë, Kurti: Na kanë kënaqur me ...
Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britani...
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...