Google ADS

Receta për fundjavë: Ëmbëlsirë egjiptiane që mund ta gatuani për festën e Ramazanit

10:56 | 2 Maj 2020
Trina Galanxhi

Ëmbëlsira e quajtur Umm Ali është ëmbëlsirë që ka origjinën nga Egjipti dhe është e ngjajshme me pudingun që gatuhet në Amerikën Veriore.

Për ta bërë ëmbëlsirën sa më të shijshme përdoret rrush i thatë, bajame, ose kokos, transmeton portal arbresh.info

Përpara se të mendoni së është e vështirë të gatuhet, duhet të dini se ëmbëlsira egjiptiane është shumë e shijshme, e lehtë dhe gatuhet nga përbërës të zakonshëm.

Përbërësit:

½ pakete me petë, të gatuara në shtëpi, ose të blera, por që duhen pjekur sipas udhëzimeve
½ e gotës bajame të prera
¼ e gotës rrush i thatë
¼ e gotës kokos
½ e gotës sheqer
1 gotë qumësht
1 gotë krem për ëmbëlsira

Përgatitja:

Nxehet furra në 200 gradë. Lyejmë petët e pjekura dhe shtrohen në tepsinë që doni të gatuani.

Spërkatni petët me bajame, rush të thatë, kokos dhe sheqer.

Derdhni qumështin nga pak mbi to, duke u siguruar që qumështi është përhapur në gjitha anët dhe më pas hidhni edhe kremin e gatuar.

Piqeni për 15 minuta. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme