Nëpërmjet një njoftimi, LSDM shkruan se “para disa ditëve opinioni ishte dëshmitar se si një funksionar i OBRM-PDUKM-së, i punësuar në institucion shtetëror ka marrë ryshfet prej 600 eurove nga një bujk”.
“Policia ngriti kallëzim penal për Igor Gocevskin përmes Prokurorisë Publike në Strumicë menjëherë pasi panë paratë prej 36.000 denarëve. Gocevski është anëtar i Këshillit Drejtues të OBRM-PDUKM-së në Strumicë, dhe udhëheq me qendrën partiake për analitikë. Ai është pjesë e ekipit të Mickoskit dhe po zbaton politikën kriminale të OBRM-PDUKM-së, e cila me kërcënime dhe frikë dëshiron t’i mbajë qytetarët nën kontroll”, shprehen nga LSDM, njofton telegrafi maqedoni.
Sipas tyre ky rast është vërtetim se çfarë politike ka OBRM-PDUKM dhe se nëse funksionari i tyre këtë e ka bërë përderisa s’ka qenë në pushtet mund të mendohet se çfarë ka bërë Gocevski dhe shumë të tjerë kur në pushtet ishte, siç thonë nga LSDM, regjimi i Gruevskit.
“Ngjarja vërteton se OBRM-PDUKM qeveriset me kërcënime duke mbjellë frikë te bujqit të cilët kanë qenë të detyruar të japin ryshfet funksionarëve partiak dhe shtetëror”, thonë nga LSDM.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...