Elbasan, në 24 orët e fundit nuk janë marrë tampone për persona të dyshuar me Covid-19

10:25 | 2 Maj 2020
Arbresh.info

Dega e Institutit të Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk janë marrë tampone për persona të dyshuar me Covid-19.

Prej 48 orësh në këtë qark nuk ka asnjë rast të dyshuar.

Elbasani vijon në shifrat e 18 të prekurve ndërkohë që 16 prej tyre tashme janë shëruar.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 30 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 782 të infektuar./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme