Barcelona dhe Reali në konkurrencë për Sancho

09:59 | 2 Maj 2020
Arbresh.info

Skuadra e Premierligës kanë arsye për t’u shqetësuar rreth synimeve të tyre për transferimin e talentit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Janë tani Barcelona dhe Real Madrid të interesuar për shërbimet e talentit anglez.

Sport Bild raporton se gjigantët spanjollë kanë hyrë në garë për 20 vjeçarin e Borussia Dortmund, përcjell lajmi.net.

Emri i Sanchos, do të jetë më i lakuari i kësaj vere, pas interesimit edhe të PSG, Chelsea, Manchester United dhe Liverpool.

Gjithë ky interesim vjen pas një sezoni mbresëlënës që reprezentuesi anglez ka qenë duke e kaluar te Dortmund, ku janë në garë për titull me Bayern Munich.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme