Real Madridi ka dy vite që mundohet ta largojë Gareth Balen, por ylli uellsian nuk pranon një gjë të tillë.
Sulmuesi anësorë ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në verën e vitit 2022 dhe është i vendosur ta respektojë atë.
Përkundër ofertave nga Anglia ku kërkohet nga Everton dhe Tottenham Hotspur, Bale nuk dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.
Por uellsiani ka paralajmëruar se në të ardhmen mund të transferohet në elitën e futbollit amerikan MLS.
“Standardi në MLS po bëhet shumë i mirë, klubet po përmirësohen, gjithashtu edhen stadiumet”.
“Kur luajmë në turnet para sezonal e shohim se nuk është e lehtë, gjithashtu edhe kampionati çdo ditë po bëhet më i mirë dhe më atraktiv”, ka deklaruar Bale.
30-vjeçari thotë se do t’i pëlqente që në të ardhmen të luante në MLS.
“Shumë futbollistë po shkojnë nga Evropa, pasi bëhet fjalë për një kampionat interesant”.
“Natyrisht edhe mua më pëlqen MLS dhe do të më pëlqente që një ditë të luaja aty”, ka deklaruar Bale.
Kjo deklaratë e uellsianit ka alarmuar skuadrat amerikane që të nisin ofertat në drejtim të tij për një transferim sensacional në MLS.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...