Koronavirusi ka të ngjarë që të përhapet për të paktën 18 muaj, deri në dy vjet, derisa 60 ose 70 përqind e popullsisë të infektohet.
Ekspertët amerikanë rekomanduan që Shtetet e Bashkuara të përgatiten për rastin më të keq, që përfshin një valë të dytë të koronavirusit në vjeshtë dhe dimër, transmeton portal arbresh.info
Edhe në skenarin më të mirë, njerëzit akoma do të vdesin nga virusi, parashikojnë ekspertët.
“Virusi nuk do të ndalet derisa të infektojë 60 deri në 70 përqind të njerëzve”, tha Mike Osterholm për CNN, i cili drejton Qendrën për Studim dhe Politikë të Sëmundjeve Infektive (CIDRAP) në Universitetin e Minesota.
Osterholm ka 20 vjet që shkruan për rrezikun e një pandemie dhe ka këshilluar disa presidentë.
Sipas tij, për shkak të Covid-19 është sëmundje e re, askush nuk ka imunitet.
Një pandemi ka të ngjarë të sundojë nga 18 deri në 24 muaj pasi gradualisht “imuniteti i tufës” zhvillohet në popullatën njerëzore, shtoi ai. /arbresh.info/
KQZ e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum bashk...
Salianji ndan mesazhin e fundit përpara arrestimit: Asgjë nu...
Sekuestrimi i mbi 1 ton drogë, Prokuroria Themelore në Pejë ...
Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasj...
Inspektorati i Prishtinës nis aksionin për largimin e vetura...
Parandalohet kontrabandë me pije alkoolike me vlerë prej 5 m...