Trump del nga Washingtoni për herë të parë që prej 28 marsit

07:38 | 2 Maj 2020
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë për herë të parë nga Shtëpia e Bardhë në Washington , ku qëndronte që prej 28 marsit, për shkak të izolimit nga koronavirusi.

Mësohet se Trump shkoi të premten në rezidencën presidenciale Camp David në Maryland për të kaluar fundjavën.

Trump u tha gazetarëve para se të largohej se do të respektonte distancimin fizik dhe se ka në plan të kalojë një fundjavë pune, gjatë së cilës do të bëjë telefonata me udhëheqës të huaj.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të kthehet në Uashington të dielën, kur do të marrë pjesë në një diskutim virtual nga memoriali i Linkolnit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme