Këshilltari i Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të ushtruesit të detyrës së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili paralajmëroi që nëse lideri i AKR-së e thyen masën e vetëizolimit, do të arrestohet.
Zyberaj ka shkruar në Facebook se ky deklarim i Sveçlës është i paprecedent, raporton Gazeta Blic.
“Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veq pse i kryen obligimet kushtetuese?”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
I paprecedent deklarimi i ministrit Sveqla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij.
Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veq pse i kryen obligimet kushtetuese?
Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qellim frikesimi.
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...