Google ADS

Parashikimi i motit në Shqipëri

23:53 | 1 Maj 2020
Arditë Shkodra

Dita e nesërme do të vijojë me alternime vranësirash të cilat priten të shtohen gjatë mesditës.

Sipas MeteoAbl, në zonat malore do të kemi dhe prezencë të reshjeve të shiut gjatë mëngjesit e më pas do të përfshijnë të gjithë vendin.

Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 4°C deri në 23°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzimin 4 ballë./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme