Google ADS

Me bicikleta në protest, sllovenët dalin kundër qeverisë

23:56 | 1 Maj 2020
Trina Galanxhi

Protesta “Nga Ballkoni në Bicikleta” është mbajtur për të dytën javë me rradhë në Lubljanë.

Qëllimi i protestës është bërë pas akuzave për presion politik mbi blerjen e paisjevembrojtëse dhe respiratorëve, transmeton portal arbresh.info

Protestuesit u vendosën në qendër të qytetit me maska në fytyrë, dhe për një kohë të shkurtë u ndalën te ndërtesa e Qeverisë dhe e Parlamentit, duke brohoritur “Hajdutë!”.

Autoritetet sllovene kundër korrupsionit kanë nisur një hetim pas akuzave të mantil bardhëve për mungesë të mjeteve mbrojtëse për Covid-19, ndërsa zyrtarët qeveritarë kanë mohuar akuzat dhe thanë se kishte nevojë për prokurim urgjent të pajisjeve mjekësore.

Në Slloveni janë raportuar për 1,434 persona të infektuar, ndërsa 93 humbën jetën si pasojë e Covid-19./arbresh.info/

https://twitter.com/nadanasnjidan_/status/1256306648559136768

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme