Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një deklarate elektronike ka komentuar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku dy vendime të kësaj ministrie shpallen anti-kushtetuese.
Ministria e Shëndetësisë arsyetohet se vendimet e marra nga këta të fundit kanë qenë të gjitha sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, MSH zotohet se do të respektojë të gjitha vendimet që dalin nga Gjykata Kushtetuese.
Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë:
Prishtinë, 1 maj 2020
Të dashur qytetarë,
Sonte pranuam njoftimin nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me rastin KO 61/20.
Sipas këtij njoftimi Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Vendimet “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19” në Komunën e Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, janë në përputhshmëri me Kushtetutën, me përjashtim të pikave përkatëse të dispozitivit të cilat përcaktojnë kundërvajtjet administrative, ndërsa Vendimin për shpalljen “zonë karantinë” në Komunën e Prizrenit, e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën.
Gjykata njëzëri konstatoi se në nxjerrjen e Vendimeve të lartcekura, Ministria e Shëndetësisë, ka vepruar në përputhje me autorizimet e përcaktuara përmes Ligjit nr. 02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, dhe rrjedhimisht “ndërhyrjet” në të drejtën e lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Istogut, përmes pikave të lartcekura, ishin “të përcaktuara në ligj”. Gjykata gjithashtu konstatoi se të njëjtat ndjekin një “qëllim legjitim”, përkatësisht atë të mbrojtës së “shëndetit publik”, siç është përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 2 të Protokollit nr. 4 të KEDNJ-së; janë proporcionale në raport me “qëllimin legjitim” të ndjekur; dhe janë “të domosdoshme në një shoqëri demokratike”.
Mirëpo, Gjykata në anën tjetër me shumicë votash ka vendosur se vendimi për vendosjen e Komunës së Prizrenit në zonë karantine nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën meqenëse “karantina” sipas Ligjit nr.02/L-109 për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, mund të urdhërohet nga Ministria e Shëndetësisë, pas rekomandimit të IKSHPK-së, vetëm për persona fizikë për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshuar për sëmundje ngjitëse.
Ne dëshirojmë të qartësojmë tre gjëra sonte:
Të gjithë së bashku do të organizohemi më së miri edhe për procedurat e mbi të gjitha për mbrojtjen e shëndetit publik.
Bashkë do ta kalojmë edhe këtë fazë të hidhur pandemie.
Falenderime për të gjithë të angazhuarit në këtë betejë, por edhe për të gjithë zyrtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët janë dhe ata në krye të detyrës në këto ditë të vështira.
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?