Google ADS

Kryetari i Rahovecit jep detaje për infermieren që dyshohej me koronavirus dhe rastet e kontaktit

23:03 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se 15 të testuarit nga kjo komunë kanë dalë negativ me koronavirus.

Ai po ashtu ka thënë se “se infermierja nga Kramaviku e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, është NEGATIV. Gjithashtu, NEGATIV janë edhe rastet e kontakteve familjare me dy pacientët të infektuar me COVID 19, shkruan Arbresh.info.

Ky është njoftimi i plotë i kryetarit:

LAJM I MIRË

Edhe 15 të testuarit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHP për COVID 19 nga komuna e Rahovecit janë NEGATIV.

Po ju njoftoj se infermierja nga Kramaviku e cila ka punuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë, është NEGATIV. Gjithashtu, NEGATIV janë edhe rastet e kontakteve familjare me dy pacientët të infektuar me COVID 19 (Rahovec dhe Retijë), si dhe testet e disa qytetarëve të ardhur nga jashtë e që ishin të mbyllur (karantinuar) në konviktet e studentëve në Prishtinë.

#RRINËSHTËPI

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme