Kosova me simbolet e saja në Botërorin ‘Beograd 2021’

22:59 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Pasi që ditë më parë Federata Ndërkombëtare e Boksit, “AIBA” caktoi Beogradin që të jetë organizator i Botërorit në vitin 2021, mediat kosovare raportojnë se kombëtarja e boksit të Kosovës do të paraqitet me 3 ose 4 boksierë senior dhe do paraqitet me flamurin dhe himnin e vet.

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli konfirmoi lajmin dhe potencoi se kombëtarja e boksit të Kosovës pas pranimit në Federatën Botërore të boksit AIBA në vitin 2013, ka marrë pjesë në të gjitha Kampionatet Botërore edhe pse disa prej shteteve nikoqire nuk e kanë njohur Kosovën si shtet si për shembull: Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Gjeorgjia./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme