Përpara disa javësh legjenda e futbollit brazilian Ronaldinho kaloi ditë të vështira sepse e pa veten në një nga burgjet e Paraguajit ku qëndroi me ditë të tëra.
Ronaldinho u arrestua bashkë me vëllain pasi udhëtuan drejt Paraguajit me pasaporta false.
Tashmë kur kanë kaluar rreth 2 muaj nga arrestimi i ish-yllit të Barcelonës dhe Brazilit, mediat braziliane kanë zbuluar arsyen se përse Ronaldinho udhëtoi drejt Paraguait me pasaportë false
“Journal de Brasilia” ka publikuar dokumente sipas të cilave Ronaldinho kishte shkuar në Paraguaj për të ushtruar aktivitetin e pokerit në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e tij.
Braziliani u arrestua në datë 6 mars dhe u lirua një muaj më pas, pasi pagoi një garanci prej 1.6 milionë dollarë.
Tashmë ai është në arrest shtëpie në një hotel luksoz në kryeqytetin e Paraguajit.
“Ishte një goditje e fortë. Kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të kaloja një situatë të tillë. U habita kur mësova që dokumentat ishin të paligjshëm,” deklaroi Ronaldinho në një intervistë pasi doli nga burgu.
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të