Malisheva edhe sonte merr lajme të mira nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pasi në testet e sotme, konfirmohet edhe një i shëruar nga Komuna e Malishevës, ndërsa të gjitha rastet tjera të dyshuara, kanë dalë negative.
Numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, arrin në 58 persona, ndërsa në kurim e sipër janë edhe 17 persona.
Në komunikimin zyrtar me IKSHP, gjithashtu konfirmohet se sot janë bërë testet edhe për tetë persona të tjerë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qëndruar në karantinë në konvikte, dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.
Gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë, është si vijon:
Nga 76 të prekur, 58 janë shëruar, 17 janë në kurim e sipër, një ka pësuar me fatalitet.
Autostrada Prishtinë-Gjilan, Aliu: Kemi pengesa të vazhduesh...
Veliaj: Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tur...
Xheneta tregon ngjarje kur punonte në hotel: Çka s’kam pa, a...
Aliu thotë se ende s’ka marrë informacion zyrtar për hetimet...
Krasniqi: Nuk ka asnjë arsye që ura e Ibrit të vazhdojë të j...
“I falen Allahut 5 herë në ditë dhe nuk paguajnë sigurimet s...