Pavarësisht dëshirave, zërave, përgënjeshtrimeve dhe ëndrrave që prej disa javësh alternohen me njëra-tjetrën e ardhmja e Lionel Messit vazhdon të lidhet ngushtë me Interin.
I fundit që i është shtuar listës së atyre personave që e shikojnë të ardhmen e yllit argjentinas me fanellën zikaltër është Jose Morais, ish-zëvendësi i Jose Mourinhos në kohën kur drejtonte Interin.
“E ardhmja e Messit do të jetë te Interi”, tha ai.
“Prania e Zanettit në bordin drejtues të klubit zikaltër do të jetë përcaktuese në këtë transferim”, është shprehur Jose Morais për gazetën katalanase ‘El Mundo Deportivo’.
Një parashikim ky që i bën të ëndërrojnë tifozët e Interit.
Edhe pse Messi ka deklaruar se nuk largohet nga Barça shpresa vdes e fundit aq më tepër që gjatë emergjencës së koronavirusit 6-herë fituesi i Topit të Artë ka pasur probleme me drejtuesit e klubit blaugrana.
Leo gjithë karrierën ka luajtur në Barcelonë, por tani që së shpejti mbush 33 vjet, mund të mendojë që vitet e mbetura të shijojë edhe një ligë tjetër përveç La Ligës. /Gazeta Express/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...