Gjatë 24 orëve të fundit në Holandë janë regjistruar 98 vdekje të reja, duke e rritur në 4.893 numrin e të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) ka përditësuar të dhënat lidhur me COVID-19 në vend, ku me 475 raste të reja në 24 orët e fundit në Holandë është rritur në 39.791 numri i rasteve, ndërsa me 98 vdekje është rritur në 4.893 numri i vdekjeve nga COVID-19.
Deri më tani numri personave që ndodhen nën trajtim nëpër siptale në vend ka arritur në 10.854 pasi në 24 orët e fundit kësaj shifre iu shtuan 85 persona.
Sipas deklaratës së RIVM, numri i vërtetë i rasteve mund të jetë më i lartë për shkak se nuk janë testuar të gjithë ata që kanë shfaqur shenja të sëmundjes.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...