Google ADS

Pacolli mirëpret vendimin e GJK-së, i bën thirrje Qeverisë të ndalë praktikën e shkeljes së ligjeve

21:53 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Dekretin e Presidentit për ta pezulluar deri me 29 maj, ka reaguar kreu i AKR-së.

Behgjet Pacolli ka mirëpritur vendimin e GJK-së, por gjithashtu i bëri thirrje Qeverisë që të ndalë praktikën e shkeljes së ligjeve dhe Kushtetutës.

Postimi i plotë:

Mirëpres hapat e ndërmarrë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot për Dekretin e Presidentit të Republikës.

Inkurajoj të gjithë udhëheqësit politikë dhe institucional të presin vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos përdorin veprime apo gjuhë që kërcënonë pavarësinë, profesionalizmin dhe besueshmërinë e Gjykatës.

Unë do të respektoj çdo vendim të marrë nga Gjykata.

Në të njëjtën kohë bëj thirrje qeverisë së Kosovës të respektojë vendimin e sotëm nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me masat e marra nga Ministri i Shëndetësisë.

Qeveria duhet të ndal praktikën e shkeljes së kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme