“Pezullimi nuk e prejudikon vendimin përfundimtar, mos të entuziazmohemi”

20:32 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për sa i përket qeverisë së re në Kosovë.

Sipas deklaratës së bërë nga Kurti thuhet se Qeveria mbështeti kërkesën e deputetëve për vendosjen e masës së përkohshme dhe vlerësoi vendimin e Gjykatës për aprovimin e kërkesës së tyre për pezullimin e dekretit të Presidentit.

Tutje ai tha se pezullimi nuk e parashikon vendimin përfundimtar.

“Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme