Google ADS

Trajneri i Romës “do të bëj gjithçka për ta mbajtur Smallingun”

19:48 | 1 Maj 2020
A. B.

Roma e do Chris Smallingun përgjithmonë.

Trajneri i Romës, Paulo Fonseca, thotë se ai do të bëjë ‘gjithçka’ për të mbajtur të huazuarin nga Manchester United, Chris Smalling.

Smalling ka qenë shumë i rëndësishëm për Romën gjatë huazimi nga Unitedi dhe dëshiron që të qëndrojë me marrëveshje të përhershme.

“Do të bëj gjithçka që mundem për ta mbajtur atë në Romë vitin e ardhshëm”, tha ai për ESPN.

“Unë e di se edhe ai dëshiron të qëndrojë, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është një njeri i mahnitshëm, aq i përulur, aq profesional…”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme