Jose Mourinho dhe zemërgjerësia e tij në këto ditë krize

19:15 | 1 Maj 2020
A. B.

Jose Mourinho ka kohë që tashmë ka lënë karantinën e tij.

Ai po zhvillon punë vullnetare gjatë kësaj periudhe të karantinës, teksa i është bashkuar nismës së klubit të Tottenham për të ofruar perime dhe fruta të freskëta nga kopshti i klubit, për të gjithë personat në nevojë.

Ai është duke ndihmuar të gjithë punonjësit shëndetësor që janë pozicionuar në stadiumin e Tottenhamit, aty ku ditë për ditë bëhen teste për COVID-19.

Mou vazhdimisht u dërgon gjëra ushqimore, ashtu siç shihet edhe në video.

“Jemi të gjithë në luftë kundër COVID-19”, tha mes tjerash Mou. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme