Prizren, vdes një 23 vjeçar, theret me thikë

19:19 | 1 Maj 2020
Arditë Shkodra

Një 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve që ka marrë nga një sulm me thikë.

Ai ka qenë në rrugë me motoçikletën e tij dhe një vetur e ka goditur dhe më pas dy persona kanë dal dhe e kanë therur me thikë, njofton arbresh.info

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot rreth orës 14:30 ka ndodhur një incident në rrugën Tranziti i Ri në Prizren, viktima ishte në lëvizje më skuter në atë rrugë, kur është goditur nga një automjet në lëvizje, dhe pas goditjes të dyshuarit kanë dal dhe e kanë therr me thikë në gjoks viktimën. Si pasojë e plagëve të marrura rreth orës 15:30 viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren. Kurse të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar dhe me urdhër të prokurorit jemi duke bastitsur shtëpitë e të dyshuarve dhe jemi duke proceduar me rastin”, ka thënë Osmanollaj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme