Humbin jetën katër fëmijë nga një shpërthim në Afganistan

19:11 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Si pasojë e shpërthimit të një pajisjeje të improvizuar në provincën Logar të Afganistanit humbën jetën të paktën 4 fëmijë mes përshkallëzimit të luftimeve në të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke fajësuar talebanët për incidentin, zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Deedar Ahmed tha për AA se incidenti ndodhi në periferi të kryeqytetit provincial Pul-e-Alam, që ndodhet më pak se 100 kilometra nga Kabuli.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Ahmed tha se qindra talebanë mbrëmë u përpoqën të sulmojnë rrethin Baraki Barak, por sulmi u zmbraps nga forcat e sigurisë, duke lënë të vrarë 15 kryengritës dhe duke plagosur 10 të tjerë.

“Tre forca të sigurisë u martirizuan dhe dy të tjerë u plagosën në sulm”, shtoi ai.

Në fillim të kësaj jave, misioni i OKB-së në Afganistan fajësoi talebanët dhe grupet e tjera kryengritëse për 52 për qind të 533 civilëve të vrarë, përfshirë mbi 150 fëmijë në tremujorin e parë të vitit 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme