Google ADS

Dua Lipa flet me emocion për shtatzëninë e kunatës, mezi po pret të bëhet “teze”

19:06 | 1 Maj 2020
A. B.

Ylli botëror, Dua Lipa është shumë e emocionuar për Gigi Hadid dhe Zayn Malik .

Ajo është në lidhje me vëllain e supermodeles, Anwar Hadid, e gjatë një interviste këtë javë foli me plot emocion për lajmin e shtatzënisë së Gigit, shkruan portali arbresh.info

Në një bisedë telefonike me The Edge NZ , Dua u urua që po bëhet “teze”.

“Po! Është një lajm shumë emocionues,” tha Dua për njoftimin e shtatëzënësisë të enjten. “Jemi shumë, shumë të emocionuar”.

Kur u pyetën se sa kohë ka që e dinë lajmin ylli 24-vjeçare tha “jo shumë gjatë”, por “pak” para se lajmet të përhapeshin në media.

Gigi e konfirmoi vetë lajmin të enjten mbrëma gjatë një interviste me Jimmy Fallon .

Ky do të jetë fëmija i parë për Gigin dhe Zayn, ky fëmijë vjen si fryt i dashurisë së tyre që nga viti 2015. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme