Sipas të dhënave zyrtare, që kumtuan sot, për gjendjen me koronavirusin në vend, është konfirmuar se në Dibër nuk ka të infektuar të ri, negativ është edhe testi i rastit të fundit i cili ishte prezent në qytet.
“Në qytetin tonë nuk kemi më të infektuar të ri nga virusi i rrezikshëm. Edhe për rastin e fundit që kemi pasur testi i dytë i kontrollit, doli negativ, që do të thotë se edhe ky rast është regjistruar në listën e personave që fituan betejën me këtë virus. Numri i përgjithshëm i infektuar mbetet 51, dy prej tyre janë nga Qendra Zhupë. Fatkeqësisht, katër prej të infektuarve vdiqën”, deklaroi për MEDIAL-n kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
Potencoi se nuk ka persona në izolim dhe vetë-izolim.
Duka, i cili gjithashtu drejton Shtabin operues të komunës, u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të ndjekin me përpikëri rekomandimet dhe masat e autoriteteve, sepse, siç shton ai, “beteja u fitua, por jo lufta me armikun e padukshëm”.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet