Loredana Zefi bëhet pjesë e kampanjës televizive së “TikTok”

17:29 | 1 Maj 2020
A. B.

Loredana Zefi së fundmi publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me reperin gjerman, Capital Bra.

“Nicht verdient”, titullohet kënga e tyre e re, e cila flet për një dashuri të humbur ku partnerët nuk e meritonin njëri-tjetrin, shkruan portali arbresh.info

Por para disa  castesh, Loredana i është gëzuar edhe një suksesi tjetër, ajo është bërë pjesë e kampanjës së “TikTok”.

Përmes Instagramit Lori ka njoftuar se tashmë është pjesë e një kampanje televizive të aplikacionit të ri “TikTok”, teksa publikoi pjesë të kësaj reklame, ndërsa me shaka tha “Thuani Mashallah kur ta shihni këtë bukuri”.

Kampanja e aplikacionit “TikTok” do të transmetohet në disa prej televizioneve më të njohura gjermane, përfshirë Pro Sieben, RTL, RTL2, e shumë të tjerë.

Loredana përndryshe po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore, gjersa sa i përket koncerteve i është dashur t’i anulojë shkaku i coronavirusit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme