Gërmia më e qetë se asnjëherë më parë për 1 maj

17:30 | 1 Maj 2020
Arditë Shkodra

Në parkun e Gërmisë, gjatë ditës së sotme kanë qëndruar një patrullë policore për tu siguruar që qytetarët të mos dalin aty si viteve të kaluara, për festën e 1 majit.

Kështu ka bërë të ditur edhe kryeinspektori në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Tahiri ka publikuar një fotografi ku shihet parku pa njerëz, dhe patrullën policore që po mbikqyr këtë zonë.

“Gërmi e qetë ? e nën mbikëqyrje”, shkruan shkurt Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme