Google ADS

Madonna: Kam antitrupa, do të dal për një xhiro të thithë ajër të Covid-19

17:01 | 1 Maj 2020
A. B.

Ylli i muzikës pop, Madonna ka deklaruar se ajo tashmë ka antitrupa koronavirusi, pas testit të kryer ndaj këtij virusi.

Këngëtarja 61-vjeçare, publikoi një video të çuditshme në Instagram, siç ka bërë edhe më parë, pjesë të një serive videosh të quajtura si “Ditari i karantinës”, shkruan SkyNews transmeton portali arbresh.info

“Bëra testin disa ditë më parë dhe kam zbuluar se kam antitrupa. Kështu që nesër, do dal për një xhiro të gjatë me makinë, do të hapë xhamin dhe do të thithë ajrin COVID-19.”

Këngëtarja pretendon se pas një testi të kryer, ajo ka vërtetuar se sistemi i saj imunitar tashmë është ndeshur me koronavirusin, megjithëse është e paqartë nëse Madonna ka pasur ndonjë simptomë. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme