Google ADS

Regjistrohen raste të reja me COVID-19 në Marok dhe Liban

16:53 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Autoritetet shëndetësore në Marok dhe Liban sot njoftuan infektime të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë në Marok tha se numri i vdekjeve nga koronavirusi u rrit në 171.

Ministria shtoi se infektimet e përgjithshme në vend kanë arritur në 4.529 pasi 106 raste të reja u zbuluan në 24 orët e fundit.

Ai tha se 71 pacientë tjerë u shëruan gjatë 24 orëve të fundit, duke sjellë shërimet totale në 1.055.

Ministria e Shëndetësisë në Liban tha se 4 raste të reja janë regjistruar, duke e çuar numrin në 729 ndërsa numri i të vdekurve arrin në 24.

Që nga shfaqja e parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në të paktën 187 vende dhe rajone, me SHBA-në dhe Evropën si zonat më të goditura.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme