Komanda e Rojës Bregdetare turke vazhdon të shpëtojë refugjatët e braktisur në situatë të pashpresë nga elementët grekë.
Anijet e rojës bregdetare greke që vazhdojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, detyruan 48 refugjatë të rikthehen në ujërat territoriale të Turqisë.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarët e Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, mësohet se Komanda e Rojës Bregdetare turke vazhdon të shpëtojë refugjatët e braktisur në situatë të pashpresë nga elementët grekë.
Ditën e mërkurë më 29 prill në orën 06.10 autoritetet greke njoftuan Komandën e Rojës Bregdetare turke për një gomone me emigrantë në brigjet e kepit Sivrice në rajonin Ayvacık të qytetit Çanakkale.
Anijet e rojës bregdetare turke mbërritën në vendin e ngjarjes sipas informacioneve të marra nga pala greke dhe ato përcaktuan se gomonia në fjalë me emigrantë ndodhej në anën e Greqisë.
Pas kësaj ekipet e rojës bregdetare turke filmuan momentet kur anijet e rojës bregdetare greke kryen manovrime të rrezikshme përreth gomones së emigrantëve në vend që ta shpëtonin atë.
Gomonia me 48 refugjatë, përfshirë 25 persona nga Afganistani, 22 nga Kongo dhe një nga Irani pasi iu prish motori dhe iu konfiskua karburanti u detyrua të kthehet në ujërat territoriale turke. Ndërkohë gomonia me refugjatë u shpëtua edhe njëherë nga anijet e rojës bregdetare turke./AA/
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara