Google ADS

“Ashtu si erdhi, Lëvizja Vetëvendosje do të përdorë çdo metodë të pistë për qëndrim në pushtet”

13:39 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

“Lëvizja Vetëvendosje do të përdorë çdo metodë të pistë për të mbetur në pushtët.

Kështu ka deklaruar për arbresh.info, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka kur u pyet për citim të Kushtetutës së Serbisë nga kjo parti

Ai ka thënë se VV në pushtet ka ardhë gjithashtu përmes të të njëjtave metoda.

“Nuk ka metodë të pistë që Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka përdorur për të ardhë në pushtët, dhe nuk do të ketë metodë të pistë që nuk po përdorë që të mbes në pushtët”, ka shtuar ai.

Ndyshe Lëvizja Vetëvendosje ka cituar Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që i ka parashtruar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin, si mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Ky veprim ka ngjallur reagime të menjëhershme në vend.

Edhe avokati, Dastid Pallask e ka quajtur të turpshëm këtë veprim.

“E pabesueshme.

Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë.”, ka shkruar ai./arbresh.info/

 

Pallaska kritikon ashpër: E turpshme nga VV-ja citimi i Kushtetutës së Serbisë

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme