Pallaska kritikon ashpër: E turpshme nga VV-ja citimi i Kushtetutës së Serbisë

12:31 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Analisti politikë, Dastid Pallaska e ka quajtur të turpshëm citimin e Kushtetutës se Serbisë nga Lëvizja Vetëvendosje, në kërkesën që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka thënë se kjo gjë është e pabesueshme, shkruan Arbresh.info.

 Ky është postimi I plotë:

E pabesueshme.

Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë.”

Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast.

Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit që në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës!

E turpshme edhe për Lëvizjen Vetëvendosje!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme