Ka kaluar afati për dërgimin e komenteve për caktim të masës së përkohshme për dekretimin që presidenti Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
Të enjten, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi ankesën në Kushtetuese, ndërsa në mëngjesin e së premtes, një ditë para seancës së paralajmëruar nga LDK-ja për votim në Kuvend, Gjykata Kushtetuese u dha palëve afat për komente për caktim të masës së përkohshme deri në orën 12:00.
Askush nga të përfshirët në këtë rast nuk ka njoftuar publikisht nëse kanë dërguar komente në Kushtetuese./Arbresh.info/
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren