Pritën me protesta Ramën në Fier, policia shoqëron dy persona

12:17 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Fierit, aty ku shkoi për të inspektuar punimet e qendrës së qytetit.

Dhjetëra qytetarë, punonjës të rafinerisë së naftës dhe përfaqësues të Partisë Demokratike dolën për të protestuar kundër kryeministrit Rama.

Ndërkohë dy persona janë shoqëruar nga policia,

Naftëtarët thonë se nuk kanë marrë pagën e luftës e premtuar nga qeveria, ndërsa shprehen se janë pa bukë.

“Ku e ka zonja Balluku që naftëtarët do kenë 400 mijë lekëshin, pse mashtron. Ky kryeministër që thotë do ti merrni pagat e luftës, pse mashtron. Dritat dhe ujin me çfarë ti paguajmë, të shesim xhaketat. I bëjmë thirrje kryeministrit të verë dorë mbi naftëtarët ose përndryshe do hyjmë në grevë urie”.

“Jemi të indinjuar sepse ministrja Balluku e tregoi fytyrën e saj. Ministrja Balluku tha se naftëtarët e kanë marrë pagën e luftës, ndërkohë që ne nuk e kemi marrë akoma. Ne kërkojmë edhe rifillimin e punës”.

Të pranishme ishin edhe forcat e policisë, të cilat bënë thirrje për të mos u grumbulluar./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme