Google ADS

Numri i të infektuarve vazhdon të rritet në Singapor

11:29 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Singapori ka regjistruar më shumë se 932 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke rritur edhe numrin e përgjithshëm në më shumë se 17,000 raste. Qytet-shteti i më shumë se 6 milionë banorëve ka numrin më të madh të të infektuarve në juglindje të Azisë.

Numri më i madh i të infektuarve javëve të kaluara ka qenë i punëtorëve të huaj, të cilët punojnë në ndërtim dhe janë të vendosu në komplekse të mëdha banimi që tani janë nën karantinë. Kurse infektimet e tjera janë banorë lokal.

Kritikët kanë thënë se autoritetet e kanë nënvlerësuar rrezikun për punëtorët dhe kanë dështuar në mbrojtjen e tyre nga pandemia, kurse qeveria insiston që është duke bërë gjithcka që të ofroj trajtime në spital falas dhe shtëpi banimi për ta./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme