Sigurimi i automjeteve të komunës së Gjakovës pritet të kushtoj afër 20 mijë euro

10:28 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Komuna e Gjakovës do të bëjë regjistrimin e automjeteve zyrtare.

E për këtë është planifikuar të shpenzohet vlera prej afër 20 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Saktësisht për kontratën me titull “Sigurimi dhe regjistrimi i automjeteve zyrtare të Komunës së Gjakovës”, vlera e parashikuar e kontratës arrin në 17.000,00 euro.

Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kohëzgjatja e kontratës publike është 12 muaj. Aty nuk tregohet se për sa automjete dhe të çfarë marke bëhet fjalë.

Gjithashtu në të njëjtin njoftim janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes.

“ Operatori Ekonomik duhet ti përmbushë  kërkesat e specifikuara në nenin 65 të Ligjit të  Prokurimit Publik (LPP), vërtetim nga Administrata Tatimore e Kosovës, vërtetim nga Gjykata kompetente, vërtetimi i tatimit në pronë”. Thuhet ndër të tjera.

Ndërsa operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka  përfunduar me sukses kontrata të natyrës së  ngjashme në 3 (tri ) vitet e fundit (duke filluar  nga data e publikimit të Njoftimit për kontratë.

Ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.

Tek informacionet shtesë thuhet se mund të ndryshoj numri i automjeteve që do të u bëhet regjistrimi dhe sigurimi.

“Autoriteti Kontraktues  varësisht nga planet zhvillimore mund të zvogëlojë apo rrisë numrin e automjeteve.  Në rastet  se Autoriteti Kontraktues  rritë numrin e automjeteve kompania obligohet që të bëjë sigurimin e këtyre automjeteve të reja që nuk janë në listë sipas tarifave të ofruara varësisht se cili grup i takojnë. Ofertuesi i shërbimeve duhet të respektojë të gjitha rregulloret dhe udhëzimet për lëmin e sigurimit të automjeteve dhe atë për çdo automjet ndarës. Ofertuesi i shërbime varësish nga nevoja e Autoriteti Kontraktues  duhet të ofroj edhe sigurimin KASKO për disa automjete.  Autoriteti Kontraktues  ka të drejtë të bëjë shtimin ose zvogëlimin e automjeteve duke u bazuar në rrethanat e brendshme”, thuhet më tej në njoftim.

Operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 26.05.2020  përmes platformës së sistemit të e-prokurimit. Po atë ditë nga ora 13:30 do të bëhet edhe hapja e tenderëve në zyrën e Prokurimit kati I-rë, Gjakovë./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme