Të enjten 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, kundërshtimin e tyre për dekreditimin që presidenti Thaçi ia bëri për kryeministër, Avdullah Hotit.
Në ankesën e dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ceken nenet e Kushtetutës, ku siç thotë Vetëvendosje, pas rrëzimit të qeverisë, presidenti duhet ta shpërndajë Kuvendin dhe vendi të shkojë menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Fillimisht, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë kërkuar nga Gjykata marrjen e një vendimi të përkohshëm që ia ndalon kujtdo që të formojë qeveri të re, deri në vendim të gjykatës Kushtetuese se a ka bazë kushtetuese për një gjë të tillë
Kjo lëvizje e LVV-së synon pengimin e seancës së kërkuar nga 61 deputetë për ta mbajtur të shtunën prej orës 13.00 një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të votohej për ta zgjedhur qeverinë e re me kryeministër Avdullah Hotin.
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar çështje urgjente, kanë vendosur ta zhvillojnë edhe të premten një seancë, në të cilën mund të merret edhe vendim rreth kërkesës së LVV-së për caktimin e masës së përkohshme ndaj dekretit të Presidentit.
Gjithçka pritet të sqarohet sot gjatë ditës.
LDK-ja ka përmbyllur deri tani marrëveshjet për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Social-demokrate dhe Listën Serbe.
Zyrtarë të LDK-së, në anën tjetër, kanë theksuar se kanë siguruar edhe mbështetjen e të paktën 9 deputetëve që përfaqësojnë pakicat jo-serbe në Kuvendin e Kosovës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...