Google ADS

COVID-19 merr më shumë jetë në Amerikën Jugore

10:00 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Në Brazil, rreth 435 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit për shkak të pandemisë, njofton Ministria e Shëndetësisë së ktij vendi.

Shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) vazhdon të marrë jetë në Amerikën Latine.

Në Brazil, rreth 435 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit për shkak të pandemisë, njofton Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Ministria njoftoi se numri i personave që vdiqën për shkak të COVID-19 arriti në 5.901 ndërsa numri i të infektuarve u rrit për 7.218 për të arritur në gjithsej 85.218.

Ndërkohë, 35.935 persona janë shëruar nga virusi në Brazil që ka një popullsi prej afër 210 milionë banorësh.

Shkaku i vdekjes së 1.539 personave është duke u hetuar.

Brazili mbetet vendi më i prekur nga shpërthimi i pandemisë në Amerikën Jugore. Rasti i parë me COVID-19 dhe vdekja e lidhur me virusin në rajon po ashtu ndodhi së pari në Brazil.

– Peru

Ministria e Shëndetësisë në Peru njofton se 108 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit për shkak të virusit.

Numri i vdekjeve në Peru nga koronavirusi ditën e enjte u rrit në 1.051, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve u rrit me 3.045 për të shkuar në 36.976.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga pandemia arriti në 10.405.

Ndërkohë, rezultatet e testit COVID-19 të 510 studentëve dolën pozitiv pas ekzaminimit shëndetësor të 2.707 studentëve në Shkollën Kombëtare të Policisë së Perusë.

– Ekuador

Në Ekuador, sipas raporteve të mediave lokale, 17 persona tjerë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar shifrën në 900.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 24.934. Mbi 1.550 persona janë shëruar në këtë vend deri më tani./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme