Google ADS

Më të fundit nga pandemia COVID-19 në botë

09:26 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Nga pandemia COVID-19 janë infektuar më shumë se 3.2 milionë njerëz dhe kanë vdekur së paku 233,000 viktima në të gjithë botën.

Vendet që po rihapen: India, me 1.3 miliardë banorë, është duke bërë heqjen masive të masave të marra kundër koronavirusit në vend të dielën. Australia do të zhvilloj një takim në javën e ardhshme për lehtësimin e masave. Kina gjithashtu ka filluar të rihapet por me vendosjen e disa kufizimeve të reja.  Në Amerikë, më shumë se gjysma e të gjitha vendeve do të rihapen pjesërisht deri në fund të javës edhe pse ka thirrje nga ekspertët e shëndetësisë se kjo gjë është shumë e rrezikshme në këtë kohë, shkruan portali arbresh.info

Pjesëtarët e USFK: 17 pjesëtar të Forcave Koreane të Amerikës janë shëruar nga koronavirusit pasi kanë rezulutar negativ në testet e fundit, thuhet në një komunikatë nga UFSK. USFK shënoi rritje të koronavirusit gjatë shpërthimit të pandemisë në Korenë e Jugut.

Katari: Vendi i Lindjes së Mesme është duke përjetuar një rritje të rasteve me koronavirus brenda komuniteti të punëtorëve nga vendet e huaja. Katari deri më tani ka të raportuar 13,400 raste me koronavirus.

Ekuador: Autoritetet në Guayaquil, epiqendra e shpërthimit të koronavirusi në vend, janë duke shkuar derë më derë për shpërndarjen e testeve të koronavirusit, produkteve ushqimore.

Financimi i Boeing: Ndërtuesja e avionëve problematik amerikan është goditur mjaft shumë nga koronavirusi. Sipas saj, ajo është duke mbledhur 25 miliardë dollarë sipas një kontrate./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme